Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet sot, Rama ka shprehur se kur bëhet fjalë për Ballkanin perëndimor është shumë e rëndësishme çështja e lidhjeve evropiane pasi kjo të sjellë një lidhje të brendshme me Ballkanin perëndimor. Ai shton se po bëhet shumë të qartë se tregu i përbashkët është diçka shumë e mirë dhe kjo tregohet në raportet e bankës botërore që potenciali është shumë i lartë. ?Ka njerëz që presin në kufijtë e rajonit tonë për disa çështje burokratike dhe ne duam t?i rrezojmë këto mure?, thekson Rama.
Kryeministri shton se ndërlidhja mes vendeve është shumë e rëndësishme. Ai falenderoi Borison dhe shpreson se sapo Bullgaria të përfundojë drejtimin drejt bashkimit evropian, do të kemi një bashkëpunim dhe të rrëzojmë urat e krijuara.
?Jam në shpresë të plotë se në qershor do të ketë lajme të mira?, thotë Rama.
Në raport me turizmin, Rama deklaron:
?Kemi bërë një progres të madh sa i përket bashkëpunimit me njëri tjetrin. Ne besojmë shumë tek të ecurit përpara me një vizion të rregullt e të përbashkët. Kjo do të ndryshojë mjedisin në rajon dhe do të rrisë tregtinë. Nga ana tjetër kemi disa rrugë bashkëpunimi me njëri ?tjetrin në fusha të ndryshme, tani po nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë për turizmin që është shumë e rëndësishme. Jo vetëm për numrin e serbëve që do të vijnë në Shqipëri po për të gjithë turistët. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për të qenë anëtarë po bëhet fjalë për negociata me shtete të tjera, për bashkëpunimin. ?