Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Po na shkatërroni, po shkatërroni mjekësinë shqiptare që nga kjo gjë. Unë nuk kam ku ankohem!"
Studentët e mjekësisë zgjodhën sërish rrugën e protestës duke kërcënuar edhe me grevë urie. Këtë herë shqetësimi i tyre janë zgjedhjet e këshillave studentorë.
Studentët thonë se në 21 mars mbahen zgjedhjet por në lista kanë parë emra të vetëkandiduarish që nuk i përkasin Fakultetit të tyre por duan të marrin frenat për interesa të caktuara.
Studenti: Dekanati, Rektorati, KIZ-i Universitar që të marrë përsipër këtë situatë dhe të na udhëzojë sesi duhet të vazhdojmë më tej. Kështu nuk vazhdon është e sigurtë. Nëse nuk marrim përgjigje për kërkesat tona që janë mëse legjitime, mëse ligjore, mëse logjike, do ti përshkallëzojmëkëto protesta deri në grevë urie.
Studenti: Shkrirja e KIZ, që është Komisioni Institucional Zgjedhor, edhe ky është zgjedhur me short në mënyrë jo të rregullt. Pasi në 2 nga 3 Fakultetet përkatëse nuk është mbajtur fare short.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjedhja-e-keshillave-studentore-studentet-e-mjekesise-ne-proteste