Ngricat dhe moti i keq mbulojne vendin

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Moti i ftohtë dhe me ngrica ka mbuluar të gjithë territorin e vendit. Autoritetet raportojnë se aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme për automjetet, ndërsa në pjesën më të madhe të tyre rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Temperaturat zbritën deri në minus 8 gradë Celsius në Kukës. Erërat e forta dhe stuhitë sollën probleme në qarkullim. Rruga e Kombit mori një shtresë akulli dhe borë të ngrirë. 20 mjete borëpastruese janë në dispozicion. Në zonat rurale thuajse të gjitha rrugët janë të pakalueshme. Por probleme ka patur edhe në qytet. Tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë, kurse në shumë shkolla është ndërprerë mësimi.

Edhe në juglindje të vendit, stuhitë e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë fshtatra. Të gjithë segmentet nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë . Në Korçë moti i keq ka thyer degët e pemëve, duke sjellë vështirësi në disa akse të fshatrave të këtij qarku.

Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë i kalon 30 cm, ndërsa në zonat e thella, shkon në mbi 50 cm. Të gjitha rrugët e Njësive Administrative të Dibrës janë të bllokuara. Rruga nacionale Peshkopi ? Tiranë kalohet me vështirësi me zinxhirë. Rruga Peshkopi ? Kukës momentalisht është e pakalueshme, dhe po punohet për hapjen e saj. .

Në Llogara reshjet e dëborës kanë filluar të bien në orët e para të mëngjesit, rruga është e kalueshme me zinxhirë.

Dëbora ka mbuluar të gjithë qarkun e Shkodrës, ku pas dy ditësh stuhie, pjesa më e madhe e rrugëve në këtë qark janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në Pukë, në zonën e Dukagjinit dhe në Qafë Mali trashësia dëborës ka arritur në 2 metra.

Share This Video


Download

  
Report form