Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës zbardh atentatin e 14 shkurtit në Tiranë, ku u ekzekutua biznesmeni Memli Begalla.
Një histori e vjetër borxhi ishte shkaku i vrasjes së 64-vjeçarit, ndërsa kryepolici i Tiranës, Kastriot Skënderaj sqaroi këtë të hënë (26 shkurt 2018) detajet e operacionit të koduar ?Triss?, ku lajmëroi arrestimin e autorit dhe bashkëpunëtorit.
"Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:
- Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë. - Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.
Dyshohet per borxhe
Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur për borxhe.
"Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima."
Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje."
Skënderaj shtoi se është bllokuar edhe një automjet me targa të huaja dhe 9 celularë, ndërsa pohoi se ka prova të pakundërshtueshme që Denis ose Alban Demiri është autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa Serezi bashkëpunëtor.
Nga burimet policore mësohet se këta 2 persona ishin shoqëruar herë pas here në polici dhe ndaj tyre ka pasur përgjime ambientale, ku kanë pohuar lidhjet dhe njohjet me viktimën, me të cilin i lidhnin borxhet.
Por të arrestuarit kanë edhe një të kaluar të pasur kriminale.
E kaluara e te arrestuarve
Më kryesori, Denis Demiri, i cili u arrestua këtë të hënë në banesën e tij në Kombinat, është ndaluar në vitin 2012 për një vrasje në tentativë dhe më pas për vjedhje.
Kurse bashkëpunëtori, Serezi është ndaluar në vitin 2014 gjatë operacionit të koduar ?Ujëvara?, ku u sekuestrua një ton hashash në Gjirokastër, ndërsa Partia Demokratike e denoncoi Serezin për lidhje me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.
Begalla u qëllua me një plumb pistolete me silenciator, afër shefit ?Willson? në Tiranë, më 14 shkurt të këtij viti. Ai kishte në pronësi disa biznese në fushën e ndërtimit apo turizmit, ndërsa ishte pronar i 2 gomistierive në periferi të Tiranës. Përveç borxheve, policia hetoi edhe pistën e mashtrimit me sipërfaqe të mëdha toke.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ja-kush-jane-autoret-e-atentatit-ndaj-biznesmenit-ne-tirane-memli-begalla