Ministri i punëve të Jashtme Ditmir Bushati i ka dërguar presidentit Ilir Meta propozimin me 12 emrat e negociatorëve shqiptarë me palën greke. Report TV disponon listën me 12 emrat në krye të së cilës janë Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe gjenerali Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare. Tre emrat e tjerë të negociatorëve janë Artur Mecollari nga ministria e Mbrojtjes, një oficer karriere i kthyer pak kohë më parë nga një mision i rëndësishëm në Afganistan. Arsen Mullai dhe ish ministri Energjetikës Viktor Doda janë dy emra të tjerë të propozuar.
Në listën dërguar presidentit janë edhe dy gra, Aida Hajna-Zv/drejtoreshë e Policisë së Shtetit si dhe Elira Kokona, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë. Një emër i njohur i diplomacisë shqiptare si Qirjako Qirko aktualisht ambasador i Shqipërisë në Londër ish sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, njohës i mirë i dosjes Shqipëri-Greqi dhe pjesë e negociatave Bushati Kotzias në Kretë dhe Korçë.