Kryetari i prezencës për çështje të reformës zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus: Z. Ambasador, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur punën nga nëntori i vitit të kaluar. Në këndvështrimin tuaj, si është produkti i tij, si po vazhdon ecuria e këtij komisioni? Ambasadori Borchardt: Pikësëpari, është vërtet e rëndësishme të theksohet se ne e mirëpresim ngritjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore në një fazë shumë të hershme dhe faktin që tani ata janë vetëinstitucionalizuar dhe kanë hartuar një kalendar pune. Ky është një hap në drejtimin e duhur dhe mbetur ende edhe pak kohë për të bërë ndryshime, reformime. Aspekti i dytë që ne vlerësojmë janë dëgjesat me shoqërinë civile. Kjo tregon që komisioni dëshiron ta bëjë procesin gjithëpërfshirës. Së treti, ne rekomandojmë që të përfshihet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka fituar shumë përvojë.

Share This Video


Download

  
Report form