Projekti i Ministrisë së Arsimit për unifikimin e diplomave në kuadër të ligjit të ri ka shkaktuar reagime dhe ka sjellë pasoja të një kategori mësuesish që kanë përfunduar studimet e larta 3- vjeçare në Institutet e Larta Pedagogjike.
Sipas kreut të Konfederatës, Kol Nikolla, njësimi i këtyre diplomave me nivelin ?bachelor? sjell ulje me 30% të pagës së këtyre mësuesve.
"Te gjithe ata arsimtare te nderuar qw kane kryer studimet ne Institutet e Larta Pedagogjike, Institutin e Larte te Arteve dhe Institutin e Larte te Kultures perpara viteve 1990, me ligjin ekzistues te asaj kohe quheshin se kishin mbaruar Shkollen e Larte. Nderkohe ne kuader te Unifikimit te Diplomave Ministria e Arsimit ka vendosur qe diplomat e kesaj kategorie ne menyre arbitrare ti cilesoje te nivelit "Bachelor". Kjo do te thote ulje pagash per keta mesues. Te krahasosh studimet e larta te para viteve 1990 me ato te sotmet te sistemit "Bachelor" te kesaj kohe eshte fyerje per ata mesues", tha Nikolla.