?Ka një mesazh për ty? vijoi me rastin e një gruaje të re, nënë e dy fëmijëve e cila ka qenë në të kaluarën, pre e dhunës në familje. Ajo ka pasur një martesë 14-vjeçare ku është dhunuar vazhdimisht dhe sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Lisaveta ka bërë kompromis me këtë gjë për hir të fëmijëve, dhe për shkak të mentalitetit në zonën ku jetonte. Megjithatë ajo sot jeton e qetë me fëmijët e saj, dhe ka ardhur në studio për të falënderuar motrën Dashurien.
Lisaveta: Unë jam Lisaveta, kam lindur në Pogradec, rritur në një fshat të Lushnjës, dhe martuar po në një fshat të Lushnjës. Nga kjo martesë unë kam dy fëmijë por për fat të keq, martesa ime nuk rezultoi e suksesshme. Përfundoi për 14 vjet martesa.
Ardit Gjebrea: Pas 14 vjetësh, përfundoi gjithçka. Pse?
Lisaveta: Arsyet janë të shumta. Ai që në fillim ishte një person jo i dashur, jo i respektueshëm. Nuk humbiste asnjë rast pa më ofenduar qoftë edhe në sy të njerëzve. Vazhdova me të për shkak të paragjykimeve, mendoja se çfarë do të thonin njerëzit. Ishte e papranueshme që unë të divorcohesha. Kisha hallin e prindërve të mi dhe të mentalitetit përreth. Ishte shumë e vështirë Ardit. Një rast që ishte i patolerueshëm, ishte në dasmën e një kushërires sime. Ishim në valle, mami, motra edhe unë. Duke kërcyer, në dasmë. Dhe ai ngrihet më tërheq nga krahu, më thotë dil nga vallja ose do të të hedh nga kati i dytë.
Per me teper klikoni linkun:
http://tvklan.al/14-vite-martese-mes-torturash-dhe-dyshimesh-lisaveta-duroi-gjithcka-per-hir-te-femijeve/
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN