Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 38-vjeçare nga Tirana u la në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi në kohë të ndryshme ka mashtruar disa persona, duke u marrë 900 mijë euro, që nuk i ktheu më. Alesia Duka prezantohej si biznesmene dhe deklaronte se kishte 8 klinika dentare.
Gjykata e Durrësit la në burg 38-vjeçaren Alesia Duka, pasi kishte mashtruar disa persona, duke u marrë 900 mijë euro, para të cilat nuk i ktheu asnjëherë. Ajo prezantohej si biznesmene dhe deklaronte se posedonte 8 klinika dentare, ndërsa kërkonte para për investime të përbashkëta me personat e mashtruar.
Me këtë skemë mashtrimi, sipas burimeve të prokurorisë, ajo kishte arritur të fitonte besimin e shtetasit Isuf.H, të cilin e njohur në vitin 2016 dhe ai, në mirëbesim i dha një shumë të hollash.
Duke parë se Duka nuk po i kthente paratë, ai e denoncoi, ndërsa gjykata vendosi t?i bllokonte 38-vjeçares 1 apartament në Durrës dhe 4 të tjera në Tiranë, me vlerë mbi 300 mijë euro.
Njoftim nga Prokuroria Durrës:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 shkurt 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale ?Mashtrimi?, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D. banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.
Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e ?Mashtrimit? parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.
Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.
Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.
Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-nje-grua-perveteson-900-mije-euro-me-ane-te-mashtrimit