Report TV - Tragjedia në Velipojë,PS-PD në familjen Preka:Dhimbje e madhe

Report TV 2018-05-11

Views 1

Politika i është bashkuar dhimbjes së familjes Preka, në Velipojë, ku një javë më parë një aksident tragjik iu mori jetën babait dhe tre fëmijëve, duke lënë të plagosur rëndë nënën e tyre. Këtë të diel, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka vizituar familjen Preka, ku iu ka shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave.
?Dhimbja është e madhe?, është shprehu Bushati, teksa shoqërohej nga deputeti i Shkodrës, Luan Harusha.

Gjithashtu, te familja Preka kanë shkuar dhe deputetët e djathtë, të shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho. Ky i fundit, së bashku me deputetët e PD në Shkodër dhe drejtuesit vendor të këtij qarku, kanë ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave të aksidentit tragjik.

?Lusim pushtetin lokal t?i qëndrojë afër kësaj familjeje. Shpresoj që organet e drejtësisë do të zbardhin të plotë sa më shpejt ngjarjen?, tha Spaho në emër të PD.

Share This Video


Download

  
Report form