Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke marrë shkasë nga aksidentet e shumta të ditëve të fundit, Policia Rrugore thotë se ka rritur prezencën e saj në akset kryesore gjatë fundjavës. "Me Radar e Drager, në autostradë dhe në rrugët e qytetit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur", thuhet në njoftim.
Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta:
2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë tërhequr 68 leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:
-33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.
-22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .
-3 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.
Janë kryer 829 alkool teste, ku ka rezultuar se:
22 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 121 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 686 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.
Në drejtim të shpejtësisë , tre drejtuesve të automjeteve (taxi), u është tërhequr leja e drejtimit për të dalë në OASH, për shpejtësi tej normave të lejuara si në autostradë , ashtu edhe në rrugët e qytetit.
Po gjatë kontollit me Radar, gjatë 48 orëve të fundit, është konstatuar se mjetet, në orët e vona të natës, qarkullojnë me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar.
Gjithashtu , në zbatim të Planit Operacional të datës 22.02.2018 të Departamentit të Sigurisë Publike "Për zbatimin e legjislacionit rrugor nga përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore", kontrollet kanë konsistuar edhe në konstatimin dhe ndëshkimin e atyre që nuk përdorin rripin e sigurimit , qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit si dhe nuk respektojnë shpejtësinë, veçanërisht në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve, ku gjatë këtyre kontrolleve janë verifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me :
* 125 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit
* 131 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
* 60 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
* 9 masa administrative për shkelje të semaforit
* 11 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit
* 16 masa administrative për xhama të errët
* 114 masa administrative për parakalime të gabuara.
* 8 masa për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.
Si dhe 994 masa administrative të tjera të ndryshme.
Janë bllokuar 12 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa, ku një prej tyre kishte 13 masa administrative pa shlyer.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lume-gjobash-ndaj-shofereve-ndeshkohen-edhe-taksiste