Report TV - Dëbora mbulon Kukësin e Dibrën

Report TV 2018-05-11

Views 0

KUKES-Reshje të dendura dëbore kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm duke sjellë vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit, por edhe akset rurale në të gjithë qarkun, por nuk raportohet për zona të bllokuara. Reshjet e dëborës shoqërohen me stuhi të fortë. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.
Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. 8 borëpastruese për hedhjen e kripës dhe largimin e borës po punojnë në dy senset e Rrugës së Kombit. Polica ka ngritur postblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve, që të bëjnë kujdes me lëvizjen.

Share This Video


Download

  
Report form