Berat, Ramën se le miza rehat gjatë drekës në një familje: Sa miza e karkaleca që duroj unë

Report TV 2018-05-11

Views 1

BERAT- Kryeministri Edi Rama ishte duke drekuar në një familje në fshatin Kozarë të Beratit ku ka folur lidhur me planin që ka qeveria për bujqësinë dhe blegtorinë.

Në drekën e shtruar në familjen fermere të Hekuran Çepës, Rama nuk i ka kursyer as batutat. Teksa një mizë vërtitej në dhomën e ngrënies, shefi i qeverisë kërkoi që të mos e largonin pasi nuk ndjehej i bezdisur prej saj. Për të shmangur nga sikleti të zotët e shtëpisë të cilët i kishin servirur Ramës edhe një drekë, kryeministri e shfrytëzoi këtë moment për të thumbuar kundërshtarët politikë.

"Lereni se s?ka problem. Sa shumë miza, gjinkalla dhe karkaleca duroj unë", tha Rama duke nënkuptuar kritikët e tij, ndërsa të pranishmit, mes tyre zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit ia plasën të qeshurave.

Share This Video


Download

  
Report form