Rama: Skema e ndihmes ekonomike vetem per te pamundurit

RTV KLAN 2018-05-11

Views 3

Skema e re e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë është kthyer në një përplasje politike mes maxhorancës dhe opozitës.
Në një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe administratës publike në Berat, ku qeveria prej dje është zhvendosur për mbledhjen e radhës, Kryeministri pranon se jashtë kësaj skeme të jenë lënë familje vërtetë në nevojë. Por, sipas tij, në përqindjen më të lartë ajo është pastruar abuzimet dhe janë përfshirë afro 500 familje të reja.
Sipas Ramës persona të aftë për punë kërkojnë të përfitojnë ndihmë ekonomike, ndërkohë që ka me qindra vende të lira pune.
Në një tjetër aktivitet po në këtë qark, Kryeministri lajmëron pezullimin e leje për të gjitha guroret që nuk përmbushin kërkesat ligjore. Një prej tyre ishte dhe në zonën e Urës Vajgurore që krijonte ndotje ambientale për të cilët qytetarët kishin ngritur shqetësimin në portalin e bashkëqeverisjes.
Dhjetëra punonjës të një guroreje në zonë e Tomorrit protestuan duke bllokuar rrugën ditën e premte, por tha se kjo çështje po përdorej politikisht.
Në qarkun e Beratit, Kryeministri inspektoi dhe disa investime publike siç ishte rruga Kuçovë Elbasan, si dhe drekoi në shtëpinë e një fermeri ku shpjegoi skemat mbështetëse për bujqësinë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form