Berat, punëtorët e guroreve pa rroga, Rama: Mos dilni të bllokoni rrugët por kapni për fyti pronarin

Report TV 2018-05-11

Views 0

BERAT - Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Ura Vajgurore masa penalizuese ndaj guroreve të cilat sipas tij kanë masakruar malin e Tomorit. Por teksa prezantonte planin e masave nga Ura Vajgurore, kreu i qeverisë është ndeshur papritur me një kërkesë të punëtorëve të këtyre guroreve të cilët i kanë ankuar kreut të qeverisë se nuk kanë marrë pagat.

Ata kanë protestuar një ditë më parë duke bllokuar edhe aksin Berat-Çorovodë, por kryeministri ka dalë kundër kësaj proteste, ndërsa ka ?këshilluar? punëtorët se çfarë duhet të bëjnë.

?T?i them atyre që bllokojnë rrugët që ka vetëm një rrugë për të fituar dhe për të jetuar me punë të ndershme. Ajo rrugë është rruga e ligjit dhe e zbatimit të parimit ?mos ha në kurrizin e tjetrit?. Vetëm atë rrugë. Në vend që të bllokoni rrugët që nuk keni shans ndonjëherë t?i bllokoni, po thjesht po e marr si shembull, por shkoni e zini për fytin pronarin atje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS