Xhimi djali i verbër, jurist i vetëpunësuar, historia frymëzuese nga një lagje e Tiranës

Report TV 2018-05-11

Views 7

Në një lagje të vogël të Tiranës, ka një histori frymëzimi, aq sa shumë prej nesh do ta mendonin sërish dorëzimin përballë vështirësive, duke gjetur forcë për të ecur përpara. Në udhëtojmë fare pak për në destinacion, për të takuar personazhin tonë, i cili na jep pak nga koha e tij, për të ndarë historinë me ne.
Emrin e ka Qazim por i pëlqen ta thërrasin Xhimi. Kushdo që e sheh e kupton se është një djalë plot energji, i qeshur e i dashur me të tjerët edhe pse jeta nuk i ka falur shumë gëzime as atij e as familjes Kumrija që ka rritur jo një, por tre fëmijë të verbër. As shkenca nuk e shpjegon se përse kanë lindur të tre të verbër, tregojnë familjarët. Megjithatë, janë një shembull për t?u ndjekur. Xhimi i përket komunitetit të personave të verbër, por kjo nuk e ka penguar, që me vullnetin e tij të fortë, t?i dalë për zot vetes dhe familjes së tij.

Share This Video


Download

  
Report form