Ora News - Basha: Rama hajdut, kryengritja qytetare e largon

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili nga Berati foli për skemën e ndihmës ekonomike dhe punësimin. Kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve që janë në gjëndje të vështirë ekonomike të mos i nënshtrohen fatit por të ngrihen në kryengritje për të larguar kryeministrin Rama.

Lulzim Basha: Ne nuk do t'i ndahemi asnjë sekond kësaj emergjence kombëtare. Po evidentojmë në terren fatin dhe faktet e gjithë këtyre familjeve të hequra në mënyrë abuzive. Përballja do të jetë në Parlament dhe kudo, ndaj i bëjmë thirrje të gjithë atyre që sot gjenden në nevojë ekstreme të ngrenë zërin, të bashkohen, të mos i nënshtrohen fatit, që thotë sa më shumë ju varfëroj aq më shumë ju sundoj. Një politikan abuziv, një parazit, një hajdut i cili nuk meriton gjë tjetër veçse kryengritje qytetare dhe largimin e tij sa më parë nga përgjegjësitë të cilat nuk i kryen duke dhunuar ditë për ditë fatin e qytetarëve dhe bashkëqytetarëve."

Basha tha se me Rama me ardhjen në qeveri shpunësoi shqiptarët dhe tani po u heq dhe bukën e fëmijëve prandaj misioni i opozitës është të "vetëndërgjegjësojmë njerëzit për gënjeshtrat e Ramës"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rama-hajdut-kryengritja-qytetare-largon-ate

Share This Video


Download

  
Report form