Report TV - LIVE/Kamioni në sens të kundërt në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik

Report TV 2018-05-11

Views 1

Aksidentet rrugore në vendin tonë përgjithësisht ndodhin si shkak i pakujdesisë njerëzore, nga humbja e kontrollit të mjetit te parakalimi i gabuar, por gjithashtu shkaqe janë edhe mungesa e sinjalistikës e infrastruktura jashtë standardeve.
Por përtej kësaj, Report TV është bërë dëshmitar ditën e sotme sesi një drejtues automjeti i një tonazhi të rëndë shkel në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit, duke ecur indietro në autostradë, një manovrim i rrezikshëm pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me dy të vdekur në Malin e Robit.

Në momentin kur gazetari i Report Tv, Driçim Çaka po raportonte 'Live' nga vendi i aksidentit tragjik, ku humbën jetën Xhemal Fisku dhe Edlira Fiskut, një kamion i një kompanie private duket në pamje teksa ecën mbrapsht në autostradë.

Share This Video


Download

  
Report form