Zone e Lire/ Historia e Florian Markut, kampionit te botes ne kick-box (23.02.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 19

Florian Marku, kick-boxer-i shqiptar me ambicie shumë të mëdha është shumë premtues në këtë sport.
Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote.
Marku ishte sot i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e tij dhe karrierën si kick-boxer.
Sportisti rrëfeu se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare dhe pas një sherri në Selanik në moshën 18 vjeçare është kthyer në Shqipëri për tu larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.
?Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kapionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.
Në moshën 18 vjeçare u bërballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pab. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan t?më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin. Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd t?më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha?, tha Marku.

Share This Video


Download

  
Report form