Report TV - Pallati i rrezikuar në Gjirokastër, Rami: Punimet zgjasin 6 muaj

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, në një deklaratë për Report TV gjatë ditës së sotme, shpjegoi situatën lidhur me punimet në këtë qytet, sa i takon pallatit 8 katësh të rrezikuar nga rëshqitja e dherave në Kodrën e Shtufit.
?Dua të qartësoj diçka, të gjithë jemi të qartë se pas vizitës së fundit në terren nga drejtori i shërbimit gjeologjik, u la si detyrë për bashkinë e Gjirokastrës, pas hapave të parë që në morëm për disiplinimin e ujërave, që e bëmë në kohë rekord. U vendos të disiplinohet i gjithë masivi në Kodërn e Shtufit. Zbatuam procedurat dhe ka nisur puna në kohë rekord për procesin e shpimit dhe të analizës laboratorike. Në fund të procesit, konkluziuoinet do të shkojnë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, që të nisin masat mbrojtëse. Është normale që banorët të jenë të paduruar. Është një zonë e banuar dhe sigurisht që situata përbën frikë për të gjithë. Të bëhemi të gjithë bashkë dhe kjo zonë për gjashtë muaj sa të mbarojë kjo punë do të qëndrojë në këtë situatë? ? tha Rami.

Share This Video


Download

  
Report form