Shqiptarët protestojnë në Shkup - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët e Maqedonisë protestuan kundër padrejtësive që u janë bërë atyre ndër vite. Tubuesit marshuan nga sheshi ?Skendërbej ? në Shkup, drejt Gjykatës Penale.
Protestuesit te organizuar nga këshilli I familjarëve të të burgosurve shqiptarë në Maqedoni, I bënë apel shtetit për drejtësi dhe rigjykim për proceset e montuara politikisht.
Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime si: ?Drejtësia është paqe?, ?Protestoj për të shëruar plagë dhe për të tharë lot?, ?Duam rigjykim të rastit Alfa?, etj.
Në protestë morën pjesë edhe familjarë të Amir Aliut, 4 vjeçarit që u vra me makinë 5 vite më pare nga një maqedonas, procesi i të cilit nuk ka përfunduar ende në gjykatë, ndërkohë që fajtorët janë në liri.
Tubimi i shqiptarëve përfshin edhe marshimin para gjykatës së Apelit në Maqedoni.

Share This Video


Download

  
Report form