Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dë" />
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dë"/>

Ora News - Dosja "Tahiri", çohet letërporosia në Itali, duam dëshmitë e Habilajve

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në Itali ku kërkon tu vihet në dispozicion dëshmitë që të arrestuarit e dosjes "Habilaj" kanë dhënë.

Dëshmitë do të merren në kuadër të hetimit ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në fillim të shkurtit prokuroria kërkoi zgjatje të afatit të hetimit dhe për tre muaj të tjerë. Zgjatja e afatit të hetimeve sipas prokurorisë është bërë për shkak të nevojës për të kryer veprime të shtesë e mbledhur prova të reja jashtë Shqipërisë.

Informacionet që kërkohen zotërohen nga autoritete jashtë Shqipërisë në lidhje me makinën Audi me targa AA 003 GB me të cilën dyshohet se Tahiri ka lëvizur bashkë me anëtarë të familjes Habilaj.

Ndërkohë Prokuroria e Katanias ka mbyllur hetimet për operacionin "Rosa dei venti" i cili coi në shkatërrimin e grupit kriminale italo-shqiptar i drejtuar nga shqiptari Moisi Habilaj dhe pritet që dosja të shkojë në gjykatë

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dosja-tahiri-cohet-leterporosia-ne-itali-duam-deshmite-e-habilajve

Share This Video


Download

  
Report form