Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksperti autoteknik,Artur Sulçe, thotë se një nga shkaqet madhore të aksidenteve në vend është fakti se projektet rrugore në vend nuk kanë përfunduar së ndërtuari ashtu siç duhet. Sipas tij, Autoriteti Rrugor Shqiptar vuan nga mungesa e audituesve që duhet të kontrollojnë dhe certifikojnë cilësinë e punimeve.
Asnjë nga projektet e mëdha të rrugëve nuk është përfunduar dhe problematika e mbartuar me mbrojtëset është faktor shtesë që rrit shanset për aksidentet.
Kështu shprehet për kameran e Ora News, eksperti autoteknik Artur Sulçe.
Sulçe: Duke iu referuar realisht infrastrukturës rrugore të vendit tonë, krosbordeve kryesore, karakteristika tekniko-gjeometrike të rrugëve shqiptare siç janë interurbane kryesore dhe dytësore ku kemi rrugët ndërqytetase dhe krosbordet kryesore të cilat ne përpiqemi të jenë në parametrat e BE-së konstatojmë një gjë në vendin tonë. Që janë nisur këto rrugë për tu bërë dhe asnjëra nga këto nuk ka përfunduar. Ky është një ndër problemet më madhorë që ka vendi jonë.
Sipas tij, Autoriteti Rrugor Shqiptar është kthyer në një strehë vorfnore për të dhënë para.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrsh-strehe-vorfnore-sulce-shume-rruge-jane-nisur-asnje-seshte-mbaruar