Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një javë para se aksioni kombëtar i ujit të shtrihet edhe tek abonentët familjarë në lezhë vihet re sensibilizim në rritje për të shlyer detyrimet ndaj ndërmarrjes ujësjellës-kanalizime. Në tre javët e para të aksionit të fokusuar vetëm tek biznesi, ujesjellësi i Lezhës ka lidhur 1127 kontrata dhe ka vendosur 1200 matësa.
Zef Maçi, Drejtor i Ujësjellës-Kanalizime Lezhë: Ne kemi lidhur rreth 1147 kontrata të reja. Kemi vendosur rreth 1200 matësa. Ne kemi bërë me qytetarët, me konsumatorët debitor rreth 153 akt marrëveshje për të shlyer detyrimet me këste"
163 lidhje të paligjshme janë ndërprerë, ndërsa bizneset që janë gjetur në shkelje janë kallëzuar.
Zef Maçi, Drejtor i Ujësjellës-Kanalizime Lezhë: "Për të gjitha ndërhyrjet e paligjshme të verifikuara në sitemin e ujësjellësit, është plotësuar dokumntacioni dhe do të jenë procedurat e nevojshme në bazë të kodit penal".
Duke nisur nga muaji Mars aksioni për ujin do të shtrihet tek konsumatorët familjarë, ndërsa është bërë e ditur se nuk do të ketë tolerime për abuzuesit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksioni-i-ujit-ne-lezhe-familjaret-fluks-vetedeklarimesh-gjate-shkurtit