Report TV - Asambleja zgjedhore e FSHF-së mund të përsëritet

Report TV 2018-05-11

Views 0

Futbolli shqiptar nuk po gjen qetësi. Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit që u bë më 7 shkurt mund të përsëritet, si për zgjedhjen e presidentit, ashtu edhe për Komitetin Ekzekutiv.
Report Tv zbulon faktin se, do të mjaftonte qoftë edhe një shoqatë e vetme e paregjistruar dhe me një vendim Gjykate si e jashtëligjshme e pa të drejtë vote, në mënyrë që Asambleja Zgjedhore e Federatës të cilësohej nul dhe të organizohej një tjetër e Jashtëzakonshme.

Pavarësisht rizgjedhjes së presidentit Armand Duka për herë të pestë, nga shoqatat që janë denoncuar tashmë në Prokurori, sikur një e vetme të ishte e jashtëligjshme, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit duhet të ribëjë zgjedhjet.

Report Tv ekskluzivisht zbuloi se 5 nga 8 shoqatat që votuan më 7 shkurt, janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës nga 19 janari, deri më 2 shkurt, pikërisht në kohën që lista e delegatëve ishte mbyllur dhe nuk mund të bëheshin më ndryshime. Dy shoqatave, përkatësisht asaj rajone të Korçës dhe të Shkodrës, u është kthyer dosja për plotësim dokumentacioni, sepse ka pasur mungesa.

Share This Video


Download

  
Report form