Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vlora si zonë bregdetare është një prej qarqeve me problematikën më të theksuar të abuzimeve me pronën edhe ne zyrat e shtetit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë inspektimit të institucioneve të varësisë, pranoi fenomenin shqetësues duke theksuar veçanërisht mbivendosjen e titujve të pronësisë, si çështje që qeveria kërkon ta vërë në rrugën e zgjidhjes përmes reformave të ndërmarra.
Mbivendosja e titujve të pronësisë është problemi i madh në trajtimin e dosjeve të nxehta të pronës në zonat bregdetare, ku tokat marrin më shumë vlerë por edhe abuzimet janë më të mëdha.
Nga Vlora, ku kjo problematike është e theksuar, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj theksoi reformën e qeverisë për të futur në rrugën e zgjidhjes çështjen e pronës.
Gjonaj: Në shumicën e rasteve jo vetëm është abuzuar me mënyrën e dhënies së sherbimit, është abuzuar dhe me mënyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Por njëkohësisht ka dhe një mbivendosje të jashtëzakonshme në ato raste kur ka një vendim të kthimit-kompensimit të pronave, kur ka një vendim gjykate ose kur ka një vendim për legalizimin e pronës.Qeveria shqiptare po ndërmerr një reformë të madhe që qeveria po ndërmerr për çështjen e pronave, duke i trajtuar në mënyrë të integruar të gjithë titujt e pronësisë përmes një Agjencie.
Duke pranuar se një pjesë e këtij abuzimi ka ndodhur brenda zyrave të shtetit, Gjonaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për të denoncuar rastet në mënyrë që fajtorët të mbajnë përgjegjësi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tokat-ne-bregdet-gjonaj-ne-vlore-mbivendosja-problemi-i-madh