Ora News - U shuan në aksident, përcillen në banesën e fundit babai me dy fëmijët

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë dhe miq u kanë dhënë lamtumirën e fundit Edmond Prekës dhe dy fëmijëve të tij që humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor pasditen e 18 shkurtit 2018.

Ceremonia mortore u zhvillua në kishën e Velipojës. Mesha per 3 viktimat e aksidentit u mbajt nga arqipeshkevi i Shkodres imzot Angelo Massafra.

Ndërkaq vijon të paraqitet e rëndë gjendja shëndetësore e vajzës 10 vjeç e cila ndodhet në koma, ndërsa bashkëshortja e Edmondit, Etleva Preka fatmirësisht është përmirësuar pas aksidentit.

Përplasja fatale e dy automjeteve kokë me kokë me njëra ? tjetrën la të vdekur 40 vjeçarin Edmond Preka, djalin 9 muajsh dhe vajzën 5 vjeçare, ndërsa u plagosën rëndë 36 vjeçarja Etleva Preka dhe vajza 10 vjeçe, N.P.

Familja Preka po udhëtonin në mjetin tip "Alfa Romeo" me targë AA 474 NJ kur rreth ores 18:00 janë përplasur me fuoristraden me targa AA292L. Në këtë automjet udhëtonin Sokol Muja drejtues mjeti dhe Ndreke Gjergji, të cilët po ashtu mbetën të plagosur por tashmë gjednja shëndetësore e tyre është përmirësuar.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe errësira në rrugë.

Goditja ka qënë fatale, pasi dëmtimi i mjeteve është i lartë, veçanërisht i "Alfa Romeos" ku udhetonte familja Preka.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-shuan-ne-aksident-percillen-ne-banesen-e-fundit-babai-me-dy-femijet

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS