Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër Monument Kulture që do t'i nënshtrohet restaurimit këtë pranverë është ura e Shën Prodhomit në Voskopojë. Dëmtimet në këtë urë 300-vjeçare kanë ardhur si pasojë e shfrytëzimit për kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Kryeministri Rama në një postim nën fb, shkruan se ura bashkë me Manastirin e Shën Prodhomit dhe 4 kishat e restauruara tanimë të Voskopojës do të krijojnë një destinacion të ri dhe të kompletuar turistik për zonën.
"Për të evituar dëmtimin e këtij monumenti kulture të kategorisë së parë nga mjetet e rënda, ura do të jetë e dedikuar vetëm për këmbësorët dhe paralelisht me të do të ndërtohet një urë e re që do të shërbejë posaçërisht për transportin e makinave" thekson më tej Rama.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, inspektoi dje nga afër urën. Ajo shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo dhe deputeti Ilir Pendavinji.
Ura me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ne-pranvere-nis-restaurimi-i-ures-300-vjecare-te-shen-prodhomit-ne-voskopoje