Nje jete pa çati/ Cifti i te moshuarve qe jeton ne vetmi e mjerim

RTV KLAN 2018-05-11

Views 4

Pak metra nga qendra e fshatit Mollas, mes shumë shtëpive që janë ndërtuar rishtasi, jeton prej 30 vitesh edhe çifti Gjini. Që nga jashtë shtëpia e tyre mund të duket se ka mbetur peng i kohës. Por për ta është më shumë se e papërfunduar. Ajo është shtëpia e mbetur përgjysmë për fëmijën e munguar. Ndërkohë që në katin e parë ku banojnë dy të moshuarit varfëria është e gjithëpushtetshme.

Feriti tregon se jetesa pa një çati mbi kokë është fat që e përndjek prej kohësh , pasi kohë më parë zjarri i mori gjithçka kishin duke i lënë sot në këto kushte?brenda një dhome të pushtuar nga lagështira, pa ngrohje, dhe vetëm me disa orendi shtëpiake jashtë çdo funksioni.

Megjithatë drama e tyre nuk është vetëm kjo shtëpi, por edhe gjendja e rënduar shëndetësore, ndikuar më tepër edhe nga shtëpia pa kushte.

?Vuaj nga reumatizma, nga tensioni?e gjitha jam e sëmurë...

Kemi 20 vjet nga njëri spital tek tjetri,,,unë kam 3 operacione, vuaj edhe nga mushkëritë prej lagështirës në shtëpi?.

Të ardhurat e vetme ekonomike me të cilat sigurojnë jetesën janë pensionet mujore, gjysma e të cilave shkon për blerjen e ilaçeve.

?80 mijë lek na shkojnë vetëm me ilaçe sepse mua më janë shtuar sëmundjet pas operacioneve?"

Pavarësisht se shpesh kanë shtrirë duart për ndihmë, e vetmja përgjigje që kanë marrë janë këto tjegulla, të cilat kanë mbetur stivë në oborrin e shtëpisë për shkak se nuk kanë një çati ku t?i vendosin.

Tashmë në zgjimin e çdo mëngjesi e vetmja shpresë që u ka mbetur është lutja drejt qiellit

?Shpresat i kemi humbur. Duam vetëm një dhomë të ikim nga lagështira, që të mos vdesim para kohe, ishalla zoti na ndihmon".

Share This Video


Download

  
Report form