Ora News - Aksidenti në Velipojë, përmendet gruaja, vajza akoma në koma

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më përjashtim të vajzës 10 vjeçare të familjes Preka që vijon të jetë në gjendje kome, 3 të aksidentuarit e tjerë të mbijetuar, mes tyre edhe nëna 37 vjeçare ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin e konfirmon n/drejtoresha Dhurata Uruçi, e cila thotë se gjendja e vajzës nuk është aspak optimiste.

Dhurata Uruçi: Janë 4 të shtruar, 3 janë jashtë rrezikut për jetën, vajza është me rrezikshmëri të lartë për jetën. Situata e saj është krejt e rëndë, me komë të thellë, nuk po reagon fare karshi mjekimit. Gjendja është e rëndë. Që në momentin që ka ardhur në spital ka qenë me gjendje të rëndë dhe vazhdon të jetë me parametra shumë të ulëta të jetës.

Ngjarjen e cilëson një nga më të rëndat e viteve të fundit.

Dhurata Uruçi: Rasti më i dhimbshëm që ka kaluar nëpërmjet urgjencës së spitalit të Shkodrës.

Aksidenti i rëndë i ndodhur mbremjën e së dieles që la pas 3 viktima dhe 4 të plagosur, duke shuar gjysmën e familjes, erdhi si pasojë e errësires dhe shpejtësisë në lëvizje thotë policia, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes.

Mengjesin e së hënës janë larguar mjetet nga vendi i aksidentit, i cili ndodhi në një rrugë të drejtë që të çon në plazhin e Velipojës.

Dëshmitari i parë i aksidentit ka qënë banori, Gjon Gjekaj, përballë shtëpisë së të cilit ndodhi ngjarja e rëndë. Ai tregon momentet e para të përplasjes fatale.

Gjon Gjekaj: Vetëm kur e kemi parë, ka kërcitur dhe kemi dalë jashtë. Rreth orës 6. Njoftuan ambulancën por ambulanca ka vonuar rreth 15 minuta me ardhë. Rruga nuk ka ndriçim.
Policia e Shkodres nuk ka dalë me një konkluzion përfundimtar të aksidentit, por nga burime pranë grupit hetimor mesohet se të dy mjetet kanë lëvizur me shpejtësi mbi normën e lejuar në zonë dhe një manovrim i gabuar i njërës prej mjeteve ka sjellë përplasjen fatale.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksidenti-ne-velipoje-permendet-gruaja-vajza-akoma-ne-koma

Share This Video


Download

  
Report form