Fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e vendit nuk do te ushqehen me si me pare. Qe prej javës se kaluar një vendim i ri, ka bere qe menuja ushqimore për ta te ndryshoje. Tashme të vegjëlve do t?u duhet te mësohen me gatime te reja qe nuk ishin mësuar me pare. Ky vendim i cili është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë sapo ka marre jete ne çerdhet dhe kopshtet në Tiranë e më tej do të vazhdojë të zbatohet në të gjithë vendin. Report Tv nëpërmjet një interviste me dietologen Blerina Bombaj, ka zbuluar arsyet e ketij ndryshimi dhe përmbajtjen e menuse se re.
?Ndryshimi ka ardhur padiskutim sepse menute e meparshme kane pasur mungesa te medha dhe kane pasur nje devijim flagrant per sa i perket rekomandimeve nderkombetare te femijeve ne moshat perkatese. Kjo erdhi si një nismë e vetë drejtuesve të kopshteve dhë çerdheve të cilët kanë parë nga afër mungesat dhe problematikat kryesore të ushqimit ekzistues dhe me mbështetjen dhe përkrahjen e Ministrisë së shëndetësisë janë drejtuar tek unë për të marrë një menu sipas rekomandimeve ndërkombëtare në mënyrë që të mbulohet mirëushqyerja dhe të përcillen zakonet e shëndetshme në moshat e vogla. Kjo menu konsiston në vendosjen e sheqernave komplekse, fibrave.