Del nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ish-ministri Edmon Haxhinasto: U pyeta për pergjesitë e e mia

Report TV 2018-05-11

Views 0

TIRANE-Për rreth një orë ish-ministri i Transportit Haxhinasto ka dëshmuar sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan që po hetohen pas padisë së KLSH dhe ministrit Gjiknuri. Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i LSI-së pas daljes nga Krimet e Rënda u shpreh se dëshmoi për kohën që ka drejtuar politikisht ministrinë. Ai dëshmoi në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por ndaj tij ende nuk ka asnjë akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

?Jam thirrur për të dëshmuar për projektin e rrugës Tiranë- Elbasan që është në hetim. Jam pyetur për ato gjëra, për përgjegjësitë e mia si drejtues politik për një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Dëshmova ato gjëra që di? deklaroi ai. Haxhinasto do të dëshmonte në fundjavë, por zgjodhi ditën e hënë për t?iu përgjigjur fletëthirrjes së prokurorisë. Ish-ministri u mor në pyetje nga prokurorja Elisabeta Imeraj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS