Ora News - Hapja e negociatave, Bushati: Çështja e datave debat shterpë, me rëndësi reformat

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka quajtur debat shterpë çështjen e datave për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Duke folur në konferencën përmbyllëse të Akademisë së Integrimit Europian, Bushati tha se ajo që ndihmon vendin në këtë proces ka të bëjë me ecjen përpara të prioriteteve.

Bushati: Debati për datat kryesisht është debati që shfokuson thelbin e çështjes. Datat janë të rëndësishme se motivojnë vendet për të ecur para me procesin e reformave por jo si qëllim në vetëvete.

Për Bushatin, Komisioni Euripian në muajin prill do të japë lajmin e mirë për negociatat ndërsa vlerësoi strategjinë e zgjerimit.

Bushati: Strategjia e zgjerimit është një hap pozitiv edhe sa i përket vlerësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë individuale. Besojmë që në prill, Komisioni Europian do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë, bazuar dhe në rekomandimin e 2016.

Nuk ka vend për vetëkënaqesi. Procesi i fillimit për anëtarësim për ne BE do të jetë një proces edhe më imponues, edhe më kërkues dhe natyrisht që e konsiderojmë 2018 si një dritare të artë për një vendimarrjen për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Qeveria e ka të domosdoshme, sidomos në procesin e anëtarësimit të BE për të ndërtuar kanale të qartë komunikimi dhe konsultimi me aktorë të shoqërisë civile.

Nuk është se do të negociojmë diçka me BE, thjesht do të duhet të negociojmë afatet brenda të cilave marrim përsipër për të zbatuar të drejta dhe detyrime të caktuara. Procesi është i njëkahshmëm sa i përket detyrimeve që duhen respektuar në praktikë dhe përmbushjes së këtyre standarteve.

Bushati foli edhe për negociatat me Greqinë, ku tha se ajo që po negocion në këtë çështje është qeveria.

Bushati: Është e vërtetë që qeveria është aktori kryesor që negocion, meqënëse kanë lindur spekulime ditët e fundit se kush negiocion në emër të Republikës së Shqipërisë. Si në çdo vend tjetër të botës mund të them se në emër të Republikës së Shqipërisë negocion qeveria.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bisedimet-anetaresim-bushati-2018-dritare-e-arte-vendimarrje

Share This Video


Download

  
Report form