Ora News - Kush e merr mandatin e Eduard Halimit? KQZ vendos nesër

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë të hënën mbi mandatin e lënë prej deputetit të Partisë Demokratike Eduard Halimi.

Burimet kanë bërë të ditur se anëtarët do të diskutojnë mbi kërkesat e dy kandidateve të listë, Juvina Jani dhe Monika Qosja, të cilat mësohet se refuzojnë të marrin mandatin.

Ndryshe nga rastet e mëparshme, shkresa e tyre duket se do të rikthejë debatet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi në parim dorëzimi i mandatit realizohet pasi të merret. Teksa dy kandidatet në shkresën e tyre mësohet se shprehin refuzim për të marrë mandatin e deputetit.

Në listën e PD për Beratin, pas Halimit i dyti në rradhë është Aatrit Veliaj dhe i treti Lefter Maliqi i cili tashmë duket se ka kaluar me PS, por për shkak të përcaktimit të kuotave gjinore, mandati i lënë prej Halimit i kalon Juvina Janit, e në rast se edhe ajo e refuzon është Monika Qosja që duhet të ketë të drejtën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kush-e-merr-mandatin-e-eduard-halimit-kqz-vendos-neser

Share This Video


Download

  
Report form