Studentja Lorena Manjani, pjesë e lëvizjes për të drejtat e studentëve ?Qëndresa qytetare? ka dhënë për Report Tv një panoramë të qartë të sondazhit që është bërë në Qytetin Studenti. Tema e sontazhit lidhet drejtëpërdejtë me kushtet skandaloze që mbizotërojnë në Qytetin Studenti. Studentja shprehet se në sontazhin e formuluar, organizatorët janë fokusuar tek kushtet e mjerueshme higjeno-sanitare dhe raportet shëndetësore fiktive.
Lorena liston problematikat kryesore në raport me kushtet higjeno-sanitare, duke thënë se:
-Nëpër konvikte ka mungesë uji të rrjedhshëm, për 24 orë
- Dushet janë të hapura me orare të kufizuara
- Muret e konvikteve janë të mykur
- Tualetët janë pa dyer
- Ndërtesat janë amortizuar nga jashtë dhe nga brenda
- Pajisje si psh. Dyshekët janë totalisht të armotizuar.
Këto kushte, vijon e reja, janë të papërshtatshme për një jetësë njerëzore. Studentja vijon duke thënë se në sontazh, 70% e studentëve shprehin se kushtet janë nga shumë keq ose keq. 30% u përket atyre që nuk tregohen të sinqertë, ose janë indiferentë. Një nga arsyet se pse studentët nuk reagojnë, është fakti se ata kanë frikë nga ngritja e tarifës që paguhet për të qëndruar në Qytetin Studenti. Nëse kushtet do të përmirësohen, atëherë sipas atyre, tarifat do të bëhen të papërballueshme për gjendjen e tyre ekonomike.