ONM kunder Kuvendit per kandidatet e KLP dhe KLGJ

RTV KLAN 2018-05-11

Views 6

Edhe pse në gjuhë diplomatike, përfaqësuesit e ONM thonë se ligjin e lexojnë ndryshe nga shqiptarët.

Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë të drejtuar nga Genoveva Ruiz Kalavera, që do të ishte garancia kushtetuese për mospolitizimin e institucioneve të drejtësisë, nuk u mor parasysh kur në kuvend u votuan anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit. Të pyetur nga Klan Plus për faktin se kuvendi i injoroi rekomandimet e tyre për kandidatët në këto këshilla, ONM përgjigjet:

"ONM dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, brenda kornizës së tyre të pavarësisë dhe përgjegjësisë, kanë vlerësuar në mënyrë të ndryshme kërkesat minimale që kanë të bëjnë me tri raste".

Tre rastet janë kandidaturat e Alfred Ballës, Andi Muratajt dhe Entela Bacit. Dy të parët ishin skualifikuar nga ONM në garën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke kualifikuar vetëm Bacin. Por kuvendi e përjashtoi nga gara për mospërmbushje të kushteve ligjore, ndërsa rifuti në lojë 2 të tjerët njëri prej të cilëve rezultoi fitues. E gjithë kjo mospërputhje qëndrimesh, sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, vjen si pasojë e paqartësisë së ligjit për institucionet e reja të drejtësisë.

"Ligji përkatës përcakton kushtet formale dhe / ose kërkesat minimale për përzgjedhjen e anëtarëve në këshillat e rinj. Por disa dispozita në legjislacion lënë vend për një nivel të caktuar të diskrecionit në interpretim".

ONM megjithatë përkrah idenë e shortit si mekanizëm zhbllokues në rast krizash politike. Të huajt nuk ishin të vetmit që kishin rezerva për kandidatët për KLGJ e KLP. Sipas autoritetit të dosjeve, në këtë proces garonin 4 ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit dhe 2 të përfshirë në gjyqe politike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS