Qindra shtetas kosovarë janë dyndur këtë fund-javë drejt Shqipërisë, me destinacion Tiranën, Durrësin dhe qytetet e tjera.
Fluksi ka krijuar radhë kilometrike në të dyja anët e kufirit, si në Vermicë në anën kosovare, ashtu edhe në Morinë në anën e Shqipërisë.
Rradhët janë të gjata deri në fshatin Vermicë dhe në pikat kufitare po punohet me procedurë të përshpejtuar.