Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mesditën e sotme një pallat gjashtëkatësh në qytetin e Fierit. Shpërthimi ka qenë i kontrolluar, ndërsa është kryer me lëndë plasëse. Report Tv ju sjell ekskluzivisht momentin e shpërthimit në mes të qytetit, ku pallati hidhet në erë me tritol në pak sekonda.
IKMT vijon prej 29 janarit aksionin në Fieri për zbatimin e projektit të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica. Në fazën e parë të aksionit, që njihet si projekti i qendrës së Fierit, janë shembur 24 objekte, ndërkohë që dje ka filluar faza e dytë.
Në këtë fazë pritet të prishen 14 objekte të tjera anës lumit Gjanica. IKMT ka shembur një objekt tre katesh, tre lokale dhe pritet shembja e një objekti banese, por që pronari i shtëpisë ka kundërshtuar deri më tani.