Akuzat per korrupsion, Llalla per median amerikane: Lu keqinformoi DASH-in

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ndaloi atij sëbashku me familjen hyrjen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me argumentin se ish-numri një i akuzës ishte i përfshirë në çështje korrupsioni.

Në një reagim për amerikanen "The Wall Street Journal" Adriatik Llalla i hedh poshtë këto akuza dhe shprehet se Departamenti i Shtetit është keqinformuar nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Llalla tha se nuk ishte vendosur kurrë nën hetim nga autoritetet shqiptare, ndërsa lidhur me shpalljen e tij ?non grata? nga SHBA-të, tha se ky është rezultat i një përplasjes me Ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

?Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas dezinformatave të Ambasadorit Lu për mua në Departamentin e Shtetit?, tha ai.

Llalla tha se nuk ia kishte idenë se çfarë provash korrupsioni kundër tij kishin SHBA-të, por fajësoi Ambasadorin Lu për këtë çështje, duke thënë se ?i ka keqinformuar dhe i ka keqinformuar me qëllim.?

?Ai më ka sulmuar mua, familjen time dhe të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar personalisht dhe publikisht?, tha Llalla./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form