10 vjet Pavarësi, Hoxhaj për Ora News: Pa njohjen nga Serbia, s'ka kuptim dialogu!

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në një intervistë për Ora News, thotë se pa njohjen e ndërsjellë nga Serbia, nuk ka kuptim dialogu Prishtinë-Beograd.

Hoxhaj: Bashkimi Evropian, edhe në strategjinë e zgjerimit e publikuar para disa ditësh, e ka bërë të qartë, që Serbia dhe Kosova përpara se të hyjnë në BE duhet të nënshkruajnë një marrëveshje obligative ligjore, për ne kjo marrëveshje nuk është gjë tjetër vetëm se një njohje e ndërsjellë.

Pa njohjen e Kosovës nga Serbia, pa anëtarësimin në OKB, pa nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike, që janë tre qëllimet tona, për ne dialogu është i pakuptimtë. Lajmi i mirë është se ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës në Prishtinë, tha se për BE-në dhe Gjermaninë, pa një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, nuk është gjë tjetër vetëm se njohje e Kosovës.

Kryediplomati Hoxhaj i tha gazetarit Xhoi Malësia edhe objektivat afatshkurtra dhe afatgjata të Kosovës.

Hoxhaj: Në një plan afat-shkurtër, dy deri tri vite, në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi, në kontekstin e integrimeve evropiane, prioritet i Kosovës, mbetet anëtarësimi në OKB.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/10-vjet-pavaresi-hoxhaj-ora-news-pa-njohjen-nga-serbia-ska-kuptim-dialogu

Share This Video


Download

  
Report form