Report TV - Tiranë, humb jetën në spitalin e QSUT foshnja 4 muajshe me fruth

Report TV 2018-05-11

Views 0

TIRANE-Në datën 10 shkurt 2018 një foshnjë 4 muajshe e seksit femër ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të fruthit. Foshnja ka ndërruar jetë në spitalin QSUT në Tiranë.
Report TV ka mësuar se foshnja ka qenë e diagnostikuar me bronko pneumoni dhe prej kësaj ka pasur shqetësime shëndetësore, të cilat bënë që familja nga Peshkopia ta sillnin në Tiranë për shërim.

Kur ka mbërritur në Tiranë, mjekët e spitalit të QSUT e kanë futur në reanimacion për ti dhënë ndihmën e parë. Pas analizave foshnja është diagnostikuar me fruth.

Mësohet se foshnja ka qëndruar 3 ditë e shtruar në spital. Por, pas komplikacioneve shëndetësore si të bronco pneumonisë dhe fruthit foshnja 4 muajshe ka humbur jetën në pavionin e pediatrisë në QSUT.

Share This Video


Download

  
Report form