Kush vjen per dreke/ Rosela Gjylbeku flet per debatin me Encen (16.02.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Vetëm disa ditë më parë Rosela Gjylbeku dhe Enca Haxhia u kthyen në kryefjalën e mediave për shkak të një ?sherri? virtual mes tyre.
Debati midis dy këngëtareve nisi vetëm nga disa fjalë të Roselës në një emision ku ajo u shpreh se nuk do të bashkëpunonte asnjëherë në muzikë me Encën.
Por Enca nuk e priti aspak mirë këtë gjë, madje në reagimin e saj e quajti ?gjyshe?. Sot Gjylbeku ishte e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan, nga ku foli lidhur me këtë debat.
?Mendoj se po ta zgjasnim shumë këtë bisedë do ishte e tepërt. Unë nuk jam nga ata njerëz që dua të bëj zhurmë, është zgjedhja ime. Profilin që kam krijuar e kam krijuar me sakrifica dhe këtë kam dashur të jem gjithmonë. Nuk më erdhi keq që u bëra fokusi i portaleve sepse kuptova se publiku më do shumë?, tha Gjylbeku.

Share This Video


Download

  
Report form