Xhafaj paralajmeron arrestime te reja

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëron një sërë arrestimesh javën e ardhshme në lidhje me me grabitjen dhe tjetërsimin e pronave publike në vend. Në një intervistë për emisionin Opinion, ai tha se prokuroria ka përfunduar hetimet dhe do të dërgojë në gjyq dosjet e hartuara në bashkëpunim me prokuroritë e Kavajës, Durrësit, Lezhës dhe Vlorës.

Ministri tha se në vendin tonë veprojnë 40 grupe kriminale, për të cilët janë duke u zhvilluar hetime intensive për identifikimikim e pasurive të tyre.

?A e dini sot ju sa ka të regjistruara grupe të strukturuara kriminale Europoli në Europë? 5000 Sipas kritereve që kemi vendosur ne për efekt të vlerësimit të rrezikshmërisë shoqërore në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, janë 40 grupe të tilla?.

Sipas Xhafajt, 53% e këtyre grupeve merren me kultivim dhe trafikim droge, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje, dhe 18 % me krim ekonomik.

Ministri Xhafaj tha se do të ngrihet një strukturë e posaçme policore, e cila në bashkëpunim me prokurorinë do të hetojë ngjarjet e renda kriminale. Ai konfirmoi mbrojtjen e veçantë për kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini, duke thënë se lidhet më një kërcënim të tij, por nuk dha detaje. Për rastin e tritolit në Shkodër, ministri u shpreh se qëndrojnë përplasje mes grupeve të trafikut të drogës, ndërsa vrasja e së mërkurës në Tiranë ka si pistë kryesore çështje borxhesh.

Share This Video


Download

  
Report form