Report TV - U tërhoq nga sistemi i drejtësisë ndërpritet Vettingu për Llallën

Report TV 2018-05-11

Views 1

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vendimi është marrë sot, një javë pasi Llalla u tërhoq nga e drejta për t'u rikthyer gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe për rrjedhojë u largua nga sistemi i drejtësisë, një manorëve kjo për të mos iu nënshtruar filtrave të Vettingut. Report Tv raportoi ekskluzivisht katër ditë më parë se Llalla i ka kërkuar KPK ndërprerjen e verifikimit të figurës së tij.

Kësisoj, procesi i Vettingut ndaj Llallës, i nisur rreth një vit më parë, ndërpritet përfundimisht, ndërsa Llalla do vijojë të ushtrojë profesionin e avokatit. Vendimi i KPK për Llallën vjen dy ditë pasi Vettingu u ndërpre për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, i cili gjithashtu dha dorëheqje nga funksioni.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit:
I përbërë nga:

Roland Ilia Kryesues,

Pamela Qirko Anëtare,

Olsi Komici Relator,

Share This Video


Download

  
Report form