Ora News - Shehu: Çështjen e detit ta zgjidhim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta sot ka pritur në një takim konsultativ ish-ministrin e Jashtëm Tritan Shehu në lidhje me marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në përfundim të takimit, Shehu propozoi që kjo çështje të zgjidhet me mirëkuptim nga të dyja palët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Shehu vlerësoi marrëveshjen e 2009 të bërë nga qeveria Berisha, ndërsa e quajti jo transparente dhe të shtrembëruar marrëveshjen që qeveria aktual ka bërë me Greqinë.

Shehu: Ne gjykojmë dhe unë gjykoj që mënyra më racionale për të shtyrë përpara këtë proces, për të hequr të gjithë tymnajat për të qenë sa më i drejtë ky proces është që kjo marrëveshje, ose ky delitimim i kufjive detarë me Greqinë të zgjidhet nfga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Të dy vendet me mirëkuptim ti drejtohen dhe pastaj në mirëkuptim të dy vendet të pranojnë verdiktin e tyre dhe konkluzionet e tyre. Unë gjykoj se ky do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë problem artificial të krijuar nga kjo qeveri qoftë kundër marrëveshjes së 2009 që ishte një marrëveshje e mirë , qoftë për këtë mënyrë të shtrembër, jo transparente me të cilën është kjo periudhë deri më sot në negociatat me Greqinë për marrëveshjen e re.

Në dy ditë e fundit, kreu i shtetit shqiptar është takuar me paraardhësit tij Bujar Nishani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha.

Takimet konsultative zhvillohen pas kërksesës së Ministrisë së Jashtme për të marrë plotfuqishmërinë e Presidentit për të nisur negociatat zyrtarisht për një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në muajin prill, atëherë kur Rama dhe Tsipras do të takohen dhe që palët duken shumë afër dakordësisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-meta-konsultohet-edhe-me-ish-ministrin-tritan-shehu

Share This Video


Download

  
Report form