Kryeministri Edi Rama ka përsëritur idenë se Teatri Kombëtar do të shembet, një ide që ka futur në sherr artistët me ministren e Kulturës, prej disa ditësh. Artistët janë kundër ndërtimit të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, por kryeministri deklaroi prerë në Kuvend se kjo do të ndodhë.
Rama e cilësoi pa përmbajtje betejën e aktorëve, duke shtuar se Teatri Kombëtar do të nderohet më në fund, pasi deri tani askush nuk pati mendjen ta ndërtojë.
?Thoni se aktorët po vuajnë, nga se vuajnë aktorët, për çfarë, mos duhet t?ua shpjegojë qeveria rolet, mos duhet të ngremë ?Shqipëria e re? dhe t?iu japim punë, mos duhet t?iu vëmë tapetin e kuq dhe të vijnë të japin shfaqje. Keni parë në ndonjë vend që aktorët të ngrihen për mure? Beteja është pa përmbajtje, siç është pa përmbajtje gjithë mënyra e juaj e degradimit të debatit. Ne do ta ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar më në fund. Teatri akoma nuk është ndërtuar, sepse askush nuk pati mendjen të ndërtojë teatro, stadiume në këtë vend.
Ky teatri që s?ka lidhje me teatrin mund të vazhdojë, ju bini sa të doni daulleve të gjëmave, gjëma nuk ka dhe qoftë ligji i ri i arsimit të lartë, teatri i ri, rruga e re për teatrin e kulturës nuk do ndalen prej jush. Do mësoni se çfarë është teatri se jeni njëlloj si ata aktorët që zihen për muret dhe fatkeqësia e tyre është se nuk ka role. Në teatrin e ri do shkoni si spektakorë dhe do mësoni se çfarë është teatri. Keni që në 1991 që nuk shkoni në teatër, por e keni kthyer këtë këtu në tetar, por fatkeqësisht askush prej jush nuk ka rol?, tha Rama.