Rudina/ Ilda Bejleri flet per lidhjen me Klevis Balliun (15.02.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 6

Ajo është një nga vajzat e ekranit për të cilën gjithmonë ka kureshtje.
Bëhet fjalë për Ilda Bejlerin. Modratorja është përfolur gjatë në rrjetet sociale për lidhjen me deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu, lidhje e cila nuk është pranuar nga asnjëri prej tyre.
Bejleri ishte sot në studion ?Rudina? nga ku foli për marrëdhënien me deputetin. Ajo hodhi poshtë edhe një herë një lidhje të mundshme mes tyre, ndërkohë që shtoi se ata janë thjeshtë miq me njëri-tjetrin.
?Mendoj se nuk është momenti i duhur për të folur për diçka në lidhje me jetën time private, për sa kohë nuk ka asgjë konkrete. Kur ta mendoj do flas për jetën time private, këtë kam bërë gjithë kohën. Në momentin që unë dal me dikë unë automatikisht cilësohem si e dashura e atij. Unë sigurisht që Klevisin e njoh, e kam mik dhe përderisa na kanë kapur në foto bashkë duke ecur në rrugët e Tiranës është shok shumë i mirë dhe një person me shumë vlera. Nuk mendoj se është momenti i duhur për të folur për ne të dy. Unë gjithnjë jam vënë në qendër të vëmendjes për këto gjëra?, tha Bejleri.

Share This Video


Download

  
Report form