Ora News - “Hackeri” Aldo Ymeraj do ekstradohet në SHBA

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aldo Ymeraj, 25 vjecar shqiptar i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë një grupi hackerash që ka vjedhur online të paktën 530 milion dollarë do ekstradohet.

Ai dyshohet të jetë pjesë e rrjetit të quajtur ?Infraud?, i cili shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në internet, ku vetem Ymeraj dyshohet se ka arritur të vjedhë mbi1 1.5 milion euro duke thyer kodet e llogarive online.

Gjykata e Fierit këtë të enjte e la 25 vjeçarin në burg pa afat me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ai do të përballet me një seri akuzash të departamentit Amerikan të Drejtësisë

Ymeraj u arrestua të hënën në Tiranë në kuadër të një operacioni që u zhvillua njëherësh edhe në disa vende të tjera të botës. Në njoftimin e posaçëm për grupin, Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se ata kanë cënuar miliona llogari bankare në të paktën 50 shtete.

Ymeraj kishte arritur nëpërmjet pajisjes ?Skimmer? të klononte në Shqipëri rreth 1000 karta, llogari bankare si edhe transnksione online.

Të pranishëm në seancën me dyer të mbyllura ishin edhe familjarët të 25 vjeçarit fierak, të cilët nuk pranuan të flasin për median, por jashtë kameras u shprehen se e dinin fatin të tij. Tashmë ata kërkojnë vetëm një takim të fundit me të para se ti dorëzohet FBI-së amerikane me pranga në duar.

Me prindër të divorcuar, Aldo Ymeraj jetonte në lagjen Konferenca e Pezës në Fier, ku ndodshta ka ushtruar edhe një pjesë të veprimtarisë së paligjshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/krimi-kibernetik-gjykata-e-fierit-vendos-ekstradimin-e-aldo-ymerajt-ne-shba

Share This Video


Download

  
Report form