http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tirana Art Fest? rikthehet për të tretin vit radhazi ndërsa protagonistë janë të rinjtë. Në të gjitha gjimnazet e Tiranës nxënësit do të performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim e multimedia. Kreu i bashkisë u shpreh se historitë e vërteta të suksesit në Shqipëri nuk janë ato që krijohen nga emri i familjes, por janë historitë e djemve e vajzave qe me talentin e tyre arrijnë te ecin përpara.
?Ne pamë para disa ditësh një histori suksesi të një djali të ri që vinte nga Shqipëria, quhej Ermal Meta. Historia e tij nuk ishte historia e dikujt që mami e babi ia kishin shtruar rrugën, as historia e dikujt që iu shtrua tapeti i kuq sa vajti në Itali, as historia e dikujt që iu hap dera sa herë trokiti. Përkundrazi, ishte historia tipike e një emigranti, e një djali të ri e të panjohur, pa lidhje partie, mbiemri, pa lidhje shoqërie, dhe pa të gjithë ato strukturat e tjera që ndoshta dikujt ia bëjnë disi më të lehtë jetën, e megjithatë ia doli që të fitonte ?Sanremo?-n?
Kryebashkiaku u kërkoi te rinjve të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi artistik.
?Nëse jeni më të mirët e brezit tani, do të jeni më të mirët edhe kur të jeni 30, 40, 50 vjeç. Kështu që, ata të cilët keni në krah në të majtë edhe në të djathtë apo që kanë ardhur nga një shkollë tjetër, mos i shihni si rivalë, jeni një skuadër. Skuadra e ardhshme e Tiranës. Kur të mbarojë tifozeria, kur të mbarojnë pikët, finalet, duhet të silleni si një skuadër. Kur çunat dhe gocat e Tiranës punojnë bashkë, mund të bëjmë mrekulli, kur pengojmë njëri-tjetrin siç kanë bërë gjenerata e baballarëve tanë, kur i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, kur xhelozohemi për njëri-tjetrin, humbasim kohë dhe shumë energji.?
Një vit më parë ne ?Tirana Art Fest? morën pjesë 300 talente nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit.