Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 64 vjeçar në kryeqytet mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Viktima është shtetasi Memli Begalla. Trupi i pajetë i tij u gjet ne sheshin mes pallateve, në rrugën "Nikolla Tupe", pranë njësisë bashkiake nr 5 në Tiranë.
"Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç" informon policia.
Dyshohet që ky person të jetë vrarë me silenciator. Burimet bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banor i zonës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-gjendet-i-pajete-nje-person-dyshohet-te-jete-vrare-me-silenciator